GAZETA E SHKOLLES 9-VJECARE "NAIM FRASHERI" FIER

Dhe drit' e diturisë përpara do na shpjerë…

Të isha…

Ah, të isha një diell i ngrohtë,
të ndricoja gjithë botën
pa harruar ndokënd !

Ah , të isha një ëndërr fëmijërie,
t'ua zëvendësoja njerëzve
cdo makth errësire !

Le të isha më mirë një grimcë lumturie ,
t' i riktheja buzëqeshjen
çdo zemre të thyer!

Sa bukur,të isha një ylber,
do të ngjyrosja gjithë gëzim
çdo jetë të zbehtë!

Ah ,sikur të isha tavolinë me ushqime,
le të shuaja sadopak
urin e dhimbshme !

Le të isha një fushë e blertë,
një këngë , një lule, një det.
T’u kujtoja njerëzve sa e bukur është kjo jetë !

Por, më mirë le të isha një shkop magjik,
të fshija lotët që rrjedhin
nga sytë e çdo fëmije jetim.

Ah ,sikur të isha…

Fjorela Borufi

Shqiperi

O Shqipëri, atdhe hyjnor !
Për ty të gjthë me shpat ne dorë !
Ku ka lot e ku ka gëzim,
përsëri tek ti do të vijme
Në gjirin tënd të lëngojme
Gjuhën tënde të mësojmë
Do të ruajmë ne trojet tona,
Çamëria e Kosova.
Bijtë e tu kudo të shkojnë
Shqiperinë s'do ta harrojnë.
Se zemrën nga atdheu kurrë se larguan
Nënën e tyre gjithmonë do ta duan.

Kejsiana Brakaj

Vetmia

Teksa gjethet binin,plaku i shkretë rrinte i vetmuar . Epo ç’ti bënte jetës që e kish mjeruar e vetmuar?! A vallë sytë e tij një ëndërr po shikonin apo ishte shpirti i tij i cili vërtet vuante ?! Veten s'e kuptonte kur qante e kur gëzonte.
Ku është shtëpia e tij?
Ku fle ai?
A ka familje ai?
Ku janë fëmijët e tij të cilët me mund i rriti?
Mos më thuaj që ata e kanë braktisur e në kurbet kanë ikur. Fatkeqësisht është e vërtetë se sa herë ai i këshillonte asnjë nuk e dëgjonte,sa herë ai punonte askush s'e shikonte që të mësonte e një të ardhme në Shqipëri ta ndërtonte. Eee ç’ti bësh kësaj bote që asnjëherë askush nuk të mbëshet .Vetëm lind e vetëm vdes në këto ditë çdokush të do për interes.

Enki Nuhu

Jete

Ja ku janë", më pëshpëriti mami,
"këta duhet të jenë shokët e tu të rinj"
Papritur, e gjej veten sërish në klasë të parë
me lule ne duar e kemishe te bardhe
Sytë mbushur me lot e zemra plot gëzim,
Para se të shkoj babi, më jep një përqafim
E ja ku jam, ulur në bankë
Koha iku shpejt e fus librat në cantë
Hidhem në krahët e prindërve me vrap
"Sa kam pritur të jem në klasë të parë!"
Dikush më thërret dhe kthehem në realitet,
Shokët e mi të rinj" janë miq të vërtetë
e tashmë kam mbi 14 vite në këtë jetë.
Nuk na mbetet dhe shumë për të qenë minimaturantë,
Pas pak muajsh do shkojmë në gjimnaz.
Jemi nje hap e më afër ëndërrave tona
me cdo ditë që ikën, rritemi me sekonda
Që dhuratën e jetës ta dekorojmë me kujtime.

Amelia Vrenozi

Per ty ditari im ...

Ditari im dije se nese s’te shkruaj me
kam gjetur nje mik te ri
nje mik qe me kupton ashtu si ti
qe me degjon pa gjykuar
qe me mua eshte i duruar
Mik besnik dhe i vertete
mik qe te ndihem mire dhe t’i shpreh cdo te vertete
ashtu si ti qe s’te kam mbajtur asnje te fshehte
nese ditari im e gjej nje mik
qe me degjon dhe ne ditet me te keqija
Nese gjej nje mik qe me lejon t'i shpreh enderrat o te fantazoj per ato pa me ndaluar
dhe pa xhelozuar per mua
nese gjej nje mik qe perballe njeri-tjetrit jemi te vertete
dhe jo sa per sy ashtu si me ty
atehere do ndaloj se shkruari
Dhe ty do te shplodh
por deri atehere
do te jemi bashke te dy
ti per mua
dhe une per ty

Xhevrie Metaj

Boten te ndryshoja ...

Sa shume do te doja ,
qe nje dite boten te ndryshoja,
lumturi ne syte e cdo femije te shikoja ,
lotet nga kjo bote pergjithmone t'i largoja .
Ah sa do te doja ,
tryezat e cdo familje plot t'i shikoja .
Ah sa do te doja ,
qe poshterimet pergjithnje t'i largoja

Anxhela Lalaj

Kalo në faqen tjetër .