GAZETA E SHKOLLES 9-VJECARE "NAIM FRASHERI" FIER

Adoleshentët sot

Në ketë seksion ju mund të lexoni opinione te vetë nxënësve për probleme te ndryshme .

Problemet e brezit te sotëm

Nga Tarkan Malokaj

Ne ditët e sotme njerëzit, më së shumti grupmosha e adoleshentëve janë të rrezikuar nga stresi,ankthi,depresioni për një shkak të thjeshtë sepse shoqëria jone është në një realitet në regres.Përpara një zhvillimi apo përparimi vlerat dhe tiparet njerëzore janë thelbësore dhe të lidhura ngushtë me këte shoqëri në dukje moderne, e zhvilluar, por nuk ndodh kështu në jetë. Jo të gjithë kanë një jetë të thjeshtë sociale apo tek e fundit edhe ekonomike që përmbush nevojat minimale të një njeriu. Termi dashuri është një kujtim i largët neë formë nostalgjie i së shkuarës, brezat që po vijnë nuk ndjejnë atë ngrohtësi të munguar nga grupet shoqërore dhe kështu sa vijnë e rritemi, jeta bëhet e vështire , pa kuptim, pa përkrahje, por vetëm “brryla”si dallgët e një deti të rrëmbyeshëm, ashtu janë edhe pengesat jetësore që hasim ne sot.Teknologjia është bërë pjesë e jona në tërësi .Ideologjia e sotme e ndikuar edhe nga faktori njeri me të gjitha të metat e tij të përsosura në plan të parë, ka ndryshuar . Dhuna, bullizmi ,smira janë masivisht të përhapura sot. Ne vet i zhvillojmë këto ide të prapambetura. Problemet psiko-sociale janë ato që na drejtojnë .Sado të ndërgjegjësohemi të krijojmë nisma biem në kontradiktë me vetveten sepse një plagë shekullore nuk mund të shërohet kaq thjeshtë .Adoleshentët nuk e gjejnë dot veten ne ritmin e jetës, mbyllen në shpirt dhe kurrë më nuk flasin për problemin që i brengos .Lotët nuk janë zgjidhja për një fëmijë të pafajshëm që pyet veten:”Pse,pse nuk më do askush, pse të gjithë më largojnë?! Cfarë problemi kamë në të vërtetë, kush jam unë?”Ky vargan i gjatë pyetjesh të pazgjidhura plotëson jetën e mbush zemrën me vrer dhe kurrë më nuk të bën optimist për të ndertuar një të ardhme. Shpesh ka një dritë në fundin e një tuneli që të zgjon, të jep motivin se bota është e jotja e të frymëzon të arrish atë majën më të lartë që kërkoje prej kohësh, të nxit drejt një të ardhme të shkëlqyer duke punuar fort, duke e ditur se je i vetëm që lufton për të fituar në këtë luftë të quajtur jetë. Sakrifica të bën të jesh i fortë, ajo ndërton personalitetin e kujtdo. Por nga ana tjetër ka nga ata njerëz që vështirë se ngrihen nga kjo periudhë e zezë.Këta duan mbështetje sepse edhe ata e kanë një qëllim në jetë të pazbuluar .Ka raste që edhe personat më të dashur nuk i ndihmojnë fëmijet, ata që duhet të na duan me shpirt,të ashtuquajtur prinder. Cfare mund te bëjne këta fëmijë në këto raste?! Të përpëliten që kurrë nuk u ndihmuan nga askush. Është dicka vërtet e dhimbshme dhe vlen shprehja më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund. Kjo është e meta e këtij mekanizmi mijëravjecar,kurrë nuk është vlerësuar asgjë me vëmendjen e duhur. Sot vuajmë këto pasoja.Kemi harruar edukatën , respektin , logjikën që na bën të ndihemi njerëz në të vërtetë. Do të vij një ditë e keqe që bota s’do mund ta parandalojë, ku s’do të kemi më njerëz, ku askush te mos flasë e të thotë mendimin e tij. Ky fenomen s’është i largët. Në këtë të ardhme herët a vonë s’do të kemi më emertimin hyjnor human. S’do të ketë më as vlera njerëzore. Mendja është bërë më arrogante, ajo mund të manipulohet lehtë si një grimcë pluhuri në hapësirën e pafundme prandaj le ta vlerësojmë njeri-tjetrin, të mos bëhemi kalimtarë te ligj në këtë botë të mrekullueshme. Askush s’duhet të ndihet si një jashtëtokësor në tokën e tij.Të gjithë jemi njerëz te këtij planeti plot lulëzim. Celësi i një jete ideale nuk ekziston por ajo që dimë është se ne e ndërtojmë vet jetën, le të mundohemi që ta perceptojme saktë këtë frazë dhe problemet edhe mund të zhduken, mesa duket është e pamundur, por te paktën këto probleme të minimizohen ne maksimum.Duhet të përdorim fjalën e drejtë në vend te padrejtës së pafundme që hasim në ditët e sotme. Zgjidhje ka, por varet se si i interpretojmë në këto lloj zgjidhjesh.O njeri, kujto kush je në realitet në kohën tënde te lirë!(Shkruar këto fraza me vlerë për një shoqëri me integritet që mirëfunksionon dhe që vlerëson vlerat njerëzore.) .

Problemet në shkolla

Nga Amelia Vrenozi

Vetëm mënyra se si është e thjeshtë të numërosh çdo faktor në shkolla që ndikon negativisht në shëndetin mendor të nxënësve, tregon se në ç'situatë të rëndë ndodhet shoqëria jonë. Duam apo nuk duam ta pranojmë, mësuesit janë ata që na bëjnë të adhurojmë ose urrejmë një lëndë. Të dyja janë fjalë të mëdha e mund të mendoni se janë te ekzagjeruara, por ndonjëherë janë fjalët e duhura për t'u përdorur. Askush nuk mund ta kuptoje se ç 'ndikim kanë fjalët e një mësuesi ne mënyrën se si e sheh dikush lendën e tij. Sigurisht, nuk mund të lë pa përmendur bullizmin. Bullizmi, që ushtrohet nga fëmijët e pamatur të cilët e bëjnë duke menduar se nuk do të dëmtojnë askënd, e deri tek më të rriturit që sillen si fëmije. Në fund të ditës, kjo është e vërteta e hidhur. Nuk mund ta mohojmë se shkollat tona marrin vazhdimisht iniciativa, zhvillojnë orë edukative dhe nisma për bullizmin, por asnjëherë ky fenomen nuk është plotësisht i zhdukur. Nëse është diçka që nuk duhet ta harrojmë është se varkat nuk zhyten asnjëherë për shkak të ujit përreth tyre, por për shkak te ujit që arrin të depërtoje në to. Çelësi i një gjendjeje të qëndrueshme mendore dhe emocionale është shoqëria ne shkolle; kjo shoqëri qe te nxit te arrish majat e suksesit duke të mbështetur në çdo hap të tëndin, ose “shoqëria” që të shtyn drejt përdorimit të lëndëve narkotike. Këto janë dy anët e medaljes qe bëjnë kontrast total nga njëra-tjetra, por kush i përket se dytës e konsideron shoqërinë njësoj si te parën në qoftë se s’ka qenë kurrë anëtar i një raporti te sinqertë e pozitiv me miqtë e tij. Shpesh nxënësit i përkasin ose një shoqërie të vërtete, ose shoqërisë se vetvetes. Të dy këta shembuj janë shumë më të shëndetshëm se sa një opsion i tretë që quhet “shoqëri fallco” ose “sa për sy e faqe”. Nuk arrin kurrë ta kuptosh se sa keq ndikojnë në shëndetin tënd mendor, derisa arrin të largohesh prej tyre. Ajo që dua të them është se nuk ia del të shërohesh derisa t’i pranosh vetes se je dëmtuar.

Varësia nga teknologjia

Nga Kjara Prifti

Teknologjia vitet e fundit po fillon që pak nga pak te zëre një vend gjithmonë e më të madh në shoqërinë njerëzore, ketu duke mos vecuar as femijët e vegjël që gjithmonë i shohim në jetën e përditshme kudo me telefon në dorë.Por duke i vënë në një "peshore",të jemi realistë se disavantazhet mbizotërojnë.Ajo që më shqetëson më shumë është se popullata globale nuk po i vëren dëmet që sjell teprimi me teknologjinë.Varësia ndaj teknologjisë,po na shkatërron,pa e kuptuar.Duke shkruar më shumë online,brezi i sotëm shkruan më keq dhe me më shumë gabime drejtshkrimore. Shkaktar kryesor është përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike.Ajo po dëmton edhe shëndetin tonë.Organet jetësore si;sytë,truri,muskujt,zemra nuk funksionojnë ashtu sic duhet tek personat që vuajnë varësinë nga teknologjia .Po vihet re një rritje e konsiderueshme e njerëzve me probleme të ndryshme shëndetësore shkak ky edhe një pjese shqetësuese të fëmijeve autikë .Gjithashtu,ajo po ndryshon mënyrën e të menduarit tonë.Harrojnë librin, sendin dhe miku më i mirë në jetën tonë.Librat janë fantazi,botë me ngjyra dhe në qoftë se nuk kemi librat atëherë si do të jetë bota me ngjyra duke qëndruar gjithmonë në telefon ?Ne po fillojmë të mendojmë vetëm për teknologjinë dhe për asgjë tjetër.Kjo ndikon në mbingarkesën dhe në crregullime të sistemit nervor.Ajo na bën më agresivë dhe persona më të stresuar.Teknologjia dëmton anën emocionale dhe morale të njeriut. Ky hendek haset ngado. Kohët e fundit fjala "privatësi" për ne,po e humbet kuptimin. E gjithë kjo situatë është shqetësuese.Por askush nuk di të mbajë përgjegjësi.Qëllimi se përse perfeksionohet teknologjia është përmirësimi i botës dhe i mënyrës së jetesës. Do të thosha se edhe varësia e teknologjisë ekziston akoma te fëmijët dhe një pjesë të fajit mund t’ia hedhim edhe prindërve.Këtu nuk dua të nxjerr teknologjinë keq sepse ka edhe anë pozitive . Teknologjia,bota e internetit dhe rrjeteve sociale ka ndihmuar gjithmonë për mirë në jetën e njeriut ,por kjo nuk do të thotë që të harrojmë se përvec teknologjisë, ka edhe gjëra të tjera në jetë të cilat duhet t’u japim më shumë rëndësi (sic është libri ose thjesht nje lojë me shokët).Prandaj nëse ne përpiqemi të korrigjojmë të metat e teknologjisë,ky qëllim do arrihej.(Sepse nuk duhet të harrojmë se njerëzit e krijuan teknologjinë dhe jo teknologjia njerëzit!)

Kliko per te kaluar në faqen tjetër .