GAZETA E SHKOLLES 9-VJECARE "NAIM FRASHERI" FIER

Dhe drit' e diturisë përpara do na shpjerë…

Kampionati i Shahut (2022-2023)

Ne shkollën tonë këtë vit gjatë muajit dhjetor u zhvillua kampionati i shahut.Ne këtë kampionat dy nxënës të klasës së nëntë dolën fitues. Këta nxënës ishin Enea i cili mori vendin e parë dhe Gabrieli i cili mori vendin e dytë.

Sfida e kodimit (2021-2022)

Në konkursin e kodimit të zhvilluar në Tiranë midis shkollave të Republikës së Shqipërisë shkolla jonë u përfaqësua nga dy nxënës: Olsid Resuli i cili realizoi kodin dhe Dhimitër Binjaku i cili punoi për prezantimin e këtij projekti. Ne këtë konkurs ata morën cmimin "Kodi më kompleks" .

Konkursi i pikturës (2021-2022)

Shkolla jonë u përfaqësua denjësisht mes shkollave të tjera të qytetit në konkursin e vizatimit. Nxënësi Dhimitër Binjaku fitoi vendin e dytë në këtë konkurs.

Të njohim Anglinë nëpërmjet një filxhani caji !(2021-2022)

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollës 9-vjecare "Naim Frashëri" Fier, nga klasa e 3-te deri në klasën e 9-të, ku u përjetuan emocione të një tjetër kulture.

Krosi i Vjeshtës (2021-2022)

U organizua mes shkollave të qytetit Fier. Nga shkolla 9-vjecare "Naim Frashëri" Fier morën pjesë nxënes nga klasa të ndryshme ku 4 prej tyre (Enki,Lusian,Eno dhe Anxhelo) arritën të fitonin krosin vjeshor 2021.

Futbolli për vajzat (2021-2022)

Në 2022 futbolli për vajzat u organizua në sadiumin e qytetit Fier nga vajza të qyteteve të ndryshme të Shqiperisë. Pjesëmarrëse aty ishin dhe vajzat e ekipit të shkollës 9-vjecare "Naim Frashëri" FIER ku fituan në dy ndeshje.

Olimpiada e matematikës (2022-2023)

Nxënësit:Olsid Resuli,Luena Zeneli,Tarkan Malokaj, Kjara Prifti dhe Dhimitër Binjaku pasi kaluan me sukses fazën e parë në shkollën tonë morën pjesë më 3 dhjetor në fazën e dytë në rang rrethi.

Konkursi i fjalës artistike (2022-2023)

Në konkursin e fjalës artistike nxënësit na dhuruan pafund emocione përmes poezish të interpretuara plot pasion . Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë.

Një vizitë në muze (2022-2023)

Një orë të lëndës gjuhë shqipe nxënësit e klasës sē nëntë ,të organizuar nga mësuesja,vendosën ta zhvillojnë në Muzeun Historik të qytetit. Nxënësit u njohën me etninë,mënyrën e jetesës dhe historinë e trevës së Myzeqesë. Krenarë për vendlindjen tuaj të dashur nxënës! Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë.

Kliko per te kaluar në faqen tjetër .